Dihet batuta e filmit shqiptar për lugën e çorbës së prishur dhe dihet morali i fabulës që nëse bën gabime në “rini” i paguan më pas. Kjo po i ndodh brazilianite Leao, edhe pse ai është ende tepër i ri, por një veprim i bërë kur u largua nga Sportingu i Lisbonës për tek Lila në Francë. Klubi portugez ka kërkuar 16 milionë euro dëmshpërblim dhe çështja është në KAS, pra pritet përgjigje nga Zvicra. Kjo “kleçkë” i prish punë shumë Leaos dhe Milanit që duan të realizojnë rinovimin e kontratës. Përgjigja pritet për dy javë, ndërsa kuqezinjtë nuk duan të humbasin një lojtar që dikur vlente 28 milionë euro e tani vlen dyfishin. Kontrata vlen deri në 2024 dhe synohet të zgjatet deri në 2026.
Sfidanti.al