Rumenige ngre në qiell Flikun në përvjetorin e fitores së 6 trofeve!

Kanë kaluar dy ditë që nga 11 shkurti, dita kur Bajerni fitoi titullin e kampionit të botës për klubet në Lindjen e Mesme, dhe që ishte realizimi i një objektivi të madh, fitorja e 6 trofeve. Nën drejtimin e trajnerit Hansi Flik u morën me radhë, Bundesliga, Championsi, Kupa e Gjermanisë, Superkupa e Gjermanisë, Superkupa e Europës dhe Kupa e Botës për klubet. Vetëm Barcelona e Guardiolës ia kishte dalë më parë me Mesin, Ksavin dhe Iniestën. Pikërisht në këtë përvjetor, ish-shefi ekzekutiv Karl-Hajnc Rumenige, ka fjalë “mjalti” për ish-trajnerin Flik. “Hansi bëri një punë të jashtëzakonshme me ne, – tha “Kalle” për “Zydojçe Cajtungun”, – e mori ekipin në vend të 6-të dhe fitoi 6 tituj. Ai dha një kontribut të madh, një skuadër që punonte në perfeksion dhe Hansi ia doli. Tani, ai është trajner i Gjermanisë, dhe unë mendoj se kombëtarja ka realizuar një goditje me fat të madh”.

Sfidanti.al