Konte: Nuk dorëzohem, por Totenhemi t’i menaxhojë ndeshjet më mirë!

Ndërsa ekipi i tij po humbiste 2-3 ndaj Sauthemptonit, bashkë me një gol të Armando Brojës, Antonio Konte ishte bërë si i tërbuar në vijën anësore. Trajneri italian i Spërsave nuk po përmbante dot veten, aq sa u desh ndërhyrja e ndihmësve dhe nga tifozët e Sauthemptonit pati tallje. Gjithsesi, ai thotë se kjo është mënyra sesi e përjeton futbollin. “Fakti që bëhem i tërbuar gjatë ndeshjeve tregon se unë nuk dorëzohem, – thotë ai, – nëse unë do të ulem në stol e do të rri i qetë, atë ditë do të largohem nga Totenhemi. Unë e përjetoj futbollin me pasion, me emocione. Gjithsesi, skuadra jonë duhet t’i kontrollojë më mirë ndeshjet”.

Sfidanti.al