Për momentin, që të dy janë tek Sauthemptoni, dhe sulmuesi shqiptar e ka kartonin në “Stemford Brixh”. Gjithsesi, në Angli po diskutohet për një mundësi që Ralf Hazenhytl të bëhet trajneri i ardhshëm i Mançester Junajtidit, dhe kjo do të hapte një mundësi të re e shumë të madhe në karrierë për Armando Brojën. Legjenda e “djajve të kuq”, Pol Skouls, komentoi në “BT Sport”, duke folur me Glen Hodëllin, se tekniku i “Shenjtorëve” do të ishte i duhur për Junajtidin.
“Ai po punon shumë mirë tek Sauthemptoni, – tha Skoulsi, – dhe klubi do të bëjë çmos që ta mbajë, por nëse do ta donte detyrën tek Man. Junajtidi, kjo do të kishte kuptim. Hazenhytli ka punuar me Rangnikun tek Lajpcigu, ku ai ishte trajner dhe ky i fundit ishte drejtor sportiv. Do të ishte një zgjedhje shumë e mirë në “Old Traford”, skuadrat e tij luajnë një futboll shumë të mirë”. Hazenhytl është njeriu që afroi Brojën në ekipin e tij, dhe nëse do të shkonte tek Junajtidi mund ta merrte me vete.
Sfidanti.al