Ronaldo lihet sërish në stol, si do të reagojë tani superylli?

Lionel Mesi, kur ishte tek Barcelona, thoshte se për të ishte më mirë që ta niste ndeshjen nga stoli e të hynte si zëvendësues, sesa që të ishte titullar e të zëvendësohej. Nuk dihet sesi e mendon Kristiano Ronaldo, por superyllit portugez i kanë qëlluar që të dyja këto variante me trajnerin Ralf Rangnik. CR7 u la në stol në ndeshjen e mbrëmshme të Mançester Junajtidit në fushën e Bërnlit në Premier Ligë, sepse tekniku gjerman zgjodhi Edinson Kavanin si titullar për shkak se “do të luftonte më shumë për topin, dhe do të bënte më shumë sprinte”. Nuk dihet sesa sulmuesi uruguajan e realizoi atë që priste Rangniku, por mund të themi vetëm që Ronaldo nuk ishte aspak i lumtur me atë që ndodhi (në foto). Ai hyri në fushë në minutën e 68-të pikërisht në vend të Kavanit. Pak ditë më parë, CR7 krijoi bujë të madhe kur protestoi hapur ndaj zëvendësimit që trajneri i bëri në një ndeshje të Premier Ligës. Nuk dihet sesi do të jetë reagimi i tij tani, por është e qartë se ai do të presë se kush do të ulet në stol për të vendosur nëse do të qendrojë në “Old Traford” apo do të largohet.

Sfidanti.al