Filozofia duket e njëjtë, dhe trajneri i sotëm dëshironte thjesht të kishte “gurët e mozaikut” siç duhet për të provuar stilin e lojës që kishte në mendje. Me 8 lojtarë në fazën ofensive, mund të thuhet se Ksavi Hernandez po krijon Barcelonën që pëlqen, dhe po përballon edhe dëmtime siç ishin ata të Ansu Fatiut apo ndonjë tjetri. Me një Ter Shtegen të rilindur në portë, me dyshen në qendër të mbrojtjes Pike-Arauho, me lojtarët e krahut Zhordi Alba e Dani Alvesh (që së bashku bëjnë 70 vjeç), si dhe me Pedrin, Busketskin, De Jongun, Gavin, Ferran Torresin apo Adama Traoren, katalanasit duken tani një skuadër siç duhet. Fitorja 4-2 ndaj Atletikos ishte sidomos fryt i një loje të nivelit të lartë. Analistë të ndryshëm po krahasojnë këtë mënyrë futbolli me atë të ekipeve të Johan Krujfit, Pep Guardiolës dhe Luis Enrikes.
Sfidanti.al