Mane e vlerëson si Salahu: Ky, trofeu më i rëndësishëm në karrierë!

Sulmuesi i Senegalit madje e ngriti edhe një shkallë më lart rëndësinë e titullit të kampionit të Afrikës të arritur të dielën në mbrëmje në Jaunde të Kamerunit. Pas finales që doli 0-0 me Egjiptin, e që u vendos nga penalltitë (të fundit e gjuajti ai), ylli i Liverpulit ishte shumë i emocionuar. “Ky nuk është vetëm trofeu më i rëndësishëm në karrierën time, por edhe fitorja më e madhe në jetën time, – tha Mane më pas, – e kam të pamundur të shpreh ndjenjat e mia me fjalë. Nuk isha i lumtur që humba penalltinë, por shokët e mi më ndihmuan. Ne humbasim së bashku, dhe fitojmë së bashku. Kështu ia dolëm”. Ai e vlerësoi trofeun me kombëtaren ashtu siç kishte thënë Mohamed Salah, shoku i tij tek Liverpuli.

Sfidanti.al