Nojeri kërkon rekordin e Kahnit, por dëmtimi ndoshta e rrezikon

Nëse do të jetë në portë, dhe nëse Bajerni do të fitojë, atëherë kapiteni do të barazojë arritjen e një tjetër kapiteni të dikurshëm të bavarezëve. Manuel Nojeri, në rast suksesi, do të ishte në të njëjtën lartësi si Oliver Kahn, sot anëtar i bordit të klubit në pritje për t’u bërë shef ekzekutiv. Kahn ka arritur 310 fitore në Bundesligë në karrierë, ndërsa Nojeri është në 309. Ekziston një lloj frike nëse portieri veteran do të jetë gati për sfidën e sotme në orën 18:30 ndaj Lajpcigut, sepse gjatë javës ai nuk është stërvitur, por mediat gjermane shkruajnë se kjo ka ndodhur vetëm për shkak kujdesi.

Sfidanti.al