Një tjetër gjerman në Turqi, Joakim Lëv drejt Fenerbahçes

Ai është një nga kandidatët për postin e trajnerit të klubit të madh turk. Joakim Lëv mund të kthehet në profesion disa muaj pasi u largua nga drejtimi i kombëtares së Gjermanisë, sepse ai është pretendent për stolin e Fenerbahçes. Nuk do të ishte gjermani i parë në këtë rol, përkundrazi, pasi kjo tendencë ka nisur që në vitet 80-të, ndërsa Lëvi mbetet emër i madh edhe pse vitet e fundit me “pancerët” nuk ishin nga më të mirët. Në Stamboll, ai mund të takojë edhe Mesut Ozilin, që e ka pasur lojtar në kombëtare. Mediat turke shkruajnë se Lëvi do ta lerë pas krahëve konfliktin që pati me Ozilin.

Sfidanti.al