Tom Bredi përgënjeshtron tërheqjen: Nuk e kam vendosur ende

Ndoshta lajmi doli pak përpara kohe në mediat amerikane dhe heroi i madh vendosi të bënte një saktësim. Edhe pse në SHBA u tha se Tom Bredi e ka mbyllur karrierën, sërish superylli i futbollit amerikan reagoi duke përgënjeshtruar që të jetë marrë një vendim. Burime pranë tij deklarojnë se 44-vjeçari ka folur me drejtuesin e përgjithshëm të klubit të tij, Tampa Bej Bakënirs (Tampa Bay Buccaneers). “Nuk e kam vendosur ende”, – mësohet se ka thënë legjenda. Tampa Bej u eleminua javën që kaloi nga plej ofi pas humbjes me Los Anxhelos Ramsët, ndërsa vetë Bredi hodhi një mesazh në Instagram duke theksuar se familja e tij do të luante një rol të rëndësishëm në vendimin për t’u tërhequr apo jo nga sporti.

Sfidanti.al