“Man. Junajtid e ka humbur identitetin e epokës së Sër Aleksit”

Këto janë fjalët e njërit prej ndihmësve të skocezit të madh, holandezit Rene Mëlensten (Meulensteen). Pasi punoi për 6 vjet në krah të Fergusonit, në vitet 2007-2013, Mëlensten thotë se tek Mançester Junajtidi ka ndryshuar gjithçka dhe ka ndryshuar për keq. “Flet shumë fakti se ekipi nuk ka fituar asnjë titull kampion që atëherë, – u shpreh 57-vjeçari për mediat holandeze, – gjëja më e keqe është se Junajtidi ka humbur krejtësisht identitetin. Çdo gjë që ndërtoi Fergusoni për aq shumë vjet, është hedhur në plehra. Man. Junajtidi kishte mënyrën e tij të të luajturit futboll, një lojë tërheqëse, me krijimtari, por tashmë kjo gjë është zhdukur. Ekipi dhe klubi kanë humbur stabilitetin që kishin”.

Sfidanti.al