Inter gëzon me Gosensin, gjermanin, me vullnet të hekurt dhe talent!

Në Milano thonë se ardhja e lojtarit të krahut është vetëm “dallëndyshja e parë e pranverës”, i pari “gur” për “mozaikun”. Robin Gosens është konfirmimi se tradita gjermane tek Interi nuk mund të shuhet, pasi më parë me fanelën zikaltër kanë luajtur Hansi Myler, Karl-Hajnc Rumenige, Lotar Mateus, Jurgen Klinsman apo Andreas Brehme. Klubi lombard e mori për 25 milionë euro kartonin dhe me kontratë deri në 2026. Flitet për një lojtar me shumë rëndësi dhe trajneri Simone Inzagi e pret në fushë. Jon Stegeman, trajneri holandez që e bëri të njohur për Europën tek Herakles i Almelosë, thotë se “Gosensi ka vullnet të hekurt dhe talent të madh”. “Ai punonte më shumë se shokët, ishte ambicioz, por i aftë për të dëgjuar të tjerët”. Stegemani thotë se kur ishte tek Heraklesi, Gosensi ishte në stërvitje pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Sfidanti.al