Tjetër goditje për Bajernin, Gorecka mund të mungojë disa javë!

Nuk janë kohë edhe aq të mira për bavarezët, ndonëse në fushën e lojës po fitojnë. Lajmi i fundit negativ ishte ai i dëmtimit të mesfushorit të rëndësishëm, Leon Gorecka, i cili do të humbasë ndeshjen e fundjavës kundër Lajpcigut dhe pritet të mungojë për disa javë. Kjo vjen menjëherë pas “mandatës” së largimit në fund të sezonit të Niklas Zyles dhe të kritikave të ashpra të trajnerit Nagelsman për mbrojtësin e qendrës, Upamekano. Gorecka u bë kohë që nuk luan për Bajernin, që nga 12 dhjetori kur ishte ëpr 62 minuta në fushë në fitoren 3-2 ndaj Dortmundit në Bundesligë. Për fat, Korenten Toliso po luan shumë mirë në vend të gjermanit duke shënuar gol në dy ndeshjet e fundit.

Sfidanti.al