Dëshira e Murinjos për ditëlindje paska qenë … Granit Xhaka!

Dështoi që ta merrte në verë, por nuk do të thotë se ka hequr dorë. Mediat italiane shkruajnë se Zhoze Murinjo po mendon fort që ta afrojë Granit Xhakën tek Roma e tij, madje në këto 3 ditë që mbeten deri në mbyllje të janarit. Trajneri portugez duhet të transferojë më parë mesfushorin që ka në ekip, Amadu Diauara, për të pasur financat për operacionin “Xhaka”. Gjithsesi, Murinjo nuk heq dorë ndërsa shqiptari i Kosovës po kalon një moment të vështirë tek Arsenali pas kartonit të kuq që mori ndaj Liverpulit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës. Arsenali kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e kapitenit të Zvicrës.

Sfidanti.al