Plas dashuria në “Vila Park”, braziliani puthet me zviceranen!

Emrat e tyre janë Dagllas Luiz dhe Alisha Lehman, ndërsa që të dy luajnë në kampionatin anglez, madje në të njëjtin ekip, edhe pse të ndarë, për meshkuj e femra. Dagllas Luiz është lojtar i Aston Vilës së trajnerit Stiven Xherrard, dhe nxitoi në Instagram që të tregonte dashurinë që kishte zënë me zviceranen Alisha Lehman, lojtare gjithashtu ë “vilansëve”. Që të dy janë nga 23 vjeç, pra në “lule të moshës”. Alisha është tek Aston Vila në elitën angleze (Super Ligë) pasi luajti për Uest Hemin dhe Evertonin, ndërsa është pjesëtare e kombëtares së Zvicrës. Edhe Luiz është lojtar kombëtareje, dhe përfaqëson Brazilin, kurse me klubet ka qenë me Vasko Da Gamën, Man. Sitin dhe Gironën përpara Aston Vilës.

Sfidanti.al