Pas Lukakut edhe Pulishiç, në Angli thonë se tek Çelsi ka shumë të pakënaqur!

Për momentin ndodhet në kombëtaren e tij të SHBA-së për tri ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës, që nisin ndaj Salvadorit. Kristian Pulishiç u mor me shpresa të mëdha nga Çelsi për 58 milionë paundë stërlina, por e vërteta është se nuk ka qenë aq shpesh në formacion, dhe nuk ka arritur të japë atë që bënte në Gjermani. Në një intervistë që nga kampingu stërvitor, për “NBC Sportsin”, lojtari ofensiv thotë se “me të vërtetë ka pasur momente të bukura, por edhe vështirësi, nuk ka ndodhur ashtu siç duhej të ishte dhe siç dua unë”. “Është e vështirë, – shtoi Pulishiçi, – nuk kam luajtur gjithnjë në pozicionin që dua, por megjithatë është mirë kur je në gjendje të luash në role të ndryshme”. Në dy ndeshjet e fundit të Çelsit, ai ka qenë në stol pa luajtur, ndërsa besohet se nuk është shumë i kënaqur, ashtu siç nuk është as Romelu Lukaku. Në Angli thonë se tek Çelsi ka disa të pakënaqur.

Sfidanti.al