Roma ia uroi ditëlindjen Murinjos me tortë dhe dy shishe shampanjë

Portugezi deklaroi pak ditë më parë se nuk do ta ndërronte projektin verdhekuq me asgjë tjetër, ndonëse këto fjalë nuk u morën shumë seriozisht. Çdo trajner falet në klubin ku ndodhet, por gjithsesi Roma nuk harroi t’ia bënte qejfin duke ia festuar ditëlindjen e 59-të. Zhoze Murinjos iu nxorr përpara në një tryezë (në mënyrë të papritur) një tortë me dy qirinj të mëdhenj dhe 6 lule të vogla (edhe pse ai nuk ka bërë 60 vjeç), si dhe me dy shishe shampanjë. Trajneri bëri ritin duke shuar qirinjtë e duke falenderuar, ndërsa thellë në vetvete uroi me gjithë zemër që të përsëriste sukseset e dikurshme me Porton, Çelsin, Interin apo deri diku me Realin e Madridit.

Sfidanti.al