Nuk e di mirë nëse i ka marrë vesh qeveria (FSHF) këto gjëra? Shoqata e Futbollit e qarkut të Tiranës, që përfshin qytetin dhe fshatrat, papritur e pakujtuar na del jo vetëm me ngjyrat bardheblu, por edhe të vendosura me vija vertikale, ashtu siç i ka fanela e KF Tiranës. Dakord, që kryetarë ishte Sulejman Mema, e tani Krenar Alimehmeti, që janë legjenda të futbollit bardheblu si edhe shqiptar, por Shoqata e kryeqytetit përfaqëson edhe Partizanin, Dinamon si dhe klube të tjerë të shumtë që i ka qarku. Duket se, nëse në politikë e kemi fituar pluralizmin (ndonëse këto kohë po i dridhen “leqet e këmbëve”), në futboll aq nuk mund ta mendojmë apo ta ëndërrojmë. Nëse presidenti rrika mbi 20 vjet në detyrë, pse të mos jenë vetëm ngjyrat e Tiranës në Shoqatë!
Sfidanti.al