Në Premier Ligë po kërkojnë forcat speciale për të mbrojtur lojtarët

Dhuna është në rend të ditës në Europë, dhe Britania e Madhe nuk bën shumë përjashtim. Problemi më i madh për lojtarët në Premier Ligën angleze janë sulmet nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa ata janë në punë, pra duke u stërvitur ose duke luajtur ndeshjet. Rastet e familjes së Lindelofit të Man. Junajtidit, apo të mbrojtësit të Man. Sitit, Kanselo (që u ndodh në shtëpi) janë domethënëse, ndërsa ky i fundit edhe u plagos nga vjedhësit. Për këtë arsye, futbollistët po mendojnë të bashkëpunojnë me njerëz të specializuar, siç janë trupat e forcave speciale britanike, të njohura me inicialet SAS. Futbollistët kanë krijuar një grup për të diskutuar për këtë çështje. E shoqja e Lindelofit, Maja Nilson, udhëtoi për në Suedi që të qetësohej dhe të kishte mbështetje nga familja dhe miqtë e saj.

Sfidanti.al