Mbrojtësi Alhadun është portieri më i mirë në Kupën e Afrikës

Disa tifozë në Europë e cilësuan edhe më të aftë se David De Gean e Spanjës dhe Man. Junajtidit, dhe pavarësisht se duket një ekzagjerim, ky djalosh e meriton plotësisht. Çaker Alhadur është një mbrojtës i majtë, por u detyrua të ishte portieri titullar i Ishujve Komoros në ndeshjen e Kupës së Afrikës ndaj Kamerunit. Edhe pse ekipi i tij u mund 1-2 dhe nuk arriti çerekfinalet, sërish protagonisti kryesor i sfidës ishte Alhaduri që shkëlqeu mes shtyllave, ndërsa në ekip nuk kishte mbetur asnjë portier në gjendje për të luajtur, për shkak të Kovidit. Portieri i improvizuar nuk e pati problem që skuadra e tij mbeti me 10 vetë, e ndonëse pësoi dy gola, bëri pritje shumë të mira. Kulmi ishte kur realizoi një pritje të dyfishtë duke shmangur dy gola të sigurt me lojtarët e Kamerunit që gjuajtën shumë pranë portës.

Sfidanti.al