Pati dramë dhe nerva të forta ndeshja çerekfinale në Australian Open mes yllit spanjoll dhe tenistit rus, Denis Shapovalov. Rafael Nadal e preu “biletën” për në gjysmëfinale të Grand Slemit, porse vuajti shumë në 5 sete duke fituar 3-2, ndërsa Shapovalovi akuzoi rëndë gjyqtarin. Në një moment, ai shkoi te gjyqtari dhe i kërkoi që të ndëshkonte Nadalin, duke i thënë se “ka 45 sekonda që ju keni dhënë shenjën dhe ai ende nuk është gati për të luajtur”. Kur arbitri i tha se “edhe ju nuk jeni gati për të luajtur sepse erdhët tek unë”, rusi u acarua. “Mos po tallesh”, – i tha ai, ndërsa më pas e akuzoi se “ju jeni të gjithë të korruptuar, ju djem jeni të gjithë të korruptuar”. Nadali fitoi dy setet e para 6-3 e 6-4, pastaj Shapovalovi fitoi 6-4 e 6-3, ndërsa setin e pestë spanjolli e mori 6-3.
Sfidanti.al