Fillimisht u tha se 6 njerëz humbën jetën, pastaj shifra u ngrit në 8, ndërsa shtohet se viktimat mund të jenë më shumë. Ky është përfundimi i kaosit në prag të ndeshjes së Kupës së Afrikës mes Kamerunit dhe Ishujve Komoros (2-1), ndërsa pati disa mijëra tifozë më shumë që tentuan të hynin në stadium, në krahasim me kapacitetin dhe biletat e shitura. Me të vdekurve ishte edhe një fëmijë e dy gra. Tragjedia erdhi nga ngjeshja e tifozëve për shkak të numrit të tyre të madh dhe vendit të ngushtë, ndërsa flitet se nga 48 000 bileta të shitura, të pranishëm ishin mbi 50 000 vetë. Të paktën 40 njerëz janë plagosur. Kameruni e fitoi ndeshjen 2-1 dhe u kualifikua për në çerekfinale, në turneun që po e organizon vetë. Pavarësisht se kjo ishte një tragjedi, nuk ka krahasim me ato që kanë ndodhur më herët në Europë, si në “Hejsel” të Brukselit (39 të vdekur), Bredford apo “Hillsborou” (96 të vdekur).
Sfidanti.al