Përfundon aventura e “hirushes” Ema Radukanu në Australian Open!

Vitin e kaluar ishte një fenomen i tenisit botëror sepse në moshën 18-vjeçare fitoi një Grand Slem si US Open. Ema Radukanu, vajza e emigrantëve të ardhur në Britaninë e Madhe, u bë lajmi i rruzullit me shkëlqimin e saj, por për momentin ai shkëlqim është zbehur shumë. Pasi fitoi me vështirësi në raundin e parë, Radukanu u dorëzua në të dytin në tre sete. Më e keqe se humbja ishte fakti se atë e mundi tenistja numër 98 në botë, malazezja Danka Koviniç. Vajza 27-vjeçare ia doli të përballojë presionin e t’ia dalë me rezultatin e seteve, 6-4, 4-6 e 6-3. Për Radukanin, sot 19-vjeçare, kjo ishte humbja e dytë në një Grand Slem pas asaj që pësoi vjet në Uimbëlldon nga kroatja Ajla Tomljanoviç, e duket se me ballkanaset nuk i ecën fare.

Sfidanti.al