Ata që e duan, e kishin të qartë që më parë, por është më ndryshe kur flet “i zoti i punës”. Erling Halandi pohon për mediat norvegjeze se i është kërkuar nga klubi i tij i Dortmundit që të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, dhe se një përgjigje duhet dhënë tani në janar. Mediat në Europë shkruajnë se pretendentët për ta marrë janë vendosur në “baterinë e nisjes” dhe janë gati për sprint sapo të jepet “sinjali”. Barcelona, Reali, Siti, Junajtidi, por besohet edhe Bajerni janë të interesuar për sulmuesin 21-vjeçar që ka shënuar 78 gola në 77 ndeshje për Dortmundin. Kartoni i tij mund të vlejë deri 80-90 milionë euro. “Nuk kam folur deri tani për respektin ndaj klubit, – thotë Halandi, – por, tani duan një përgjigje nga unë”.
Sfidanti.al