Një trajner që ka fituar 4 trofe të tilla dhe ka një përvojë të madhe për të dhënë një mendim. Marçelo Lipi mbahet mend tek Juvja jo vetëm si fitues Superkupe, por sidomos si fituesi i Championsit të fundit në 1996 dhe tifozët e kujtojnë si legjendë. Duke folur në prag të përballjes së sotme të Superkupës së Italisë, njeriu që doli kampion i botës edhe me Italinë në 2006, gjykon se Interi mund të cilësohet favorit. “Interi të mahnit, të kënaq, – thotë Lipi, – një skuadër spektakolare. Inzagi ka bërë që të harrohen Lukaku dhe Hakimi, ndërsa Çalhanoglu po luan futboll shumë modern”. Duke folur për Juventusin, Lipi thotë se “vështirë të fitohet titulli, por mund të synohen trofe”. “Alegri është një mjeshtër dhe Juventusi mund të bëjë gjithçka, duhet pasur besim tek Morata”, – përfundon ish-tekniku.
Sfidanti.al