Tashmë janë përgatitjet e fundit në zonat e tifozëve në Yaounde, përpara nisjes së shumëpritur të ngjarjes më të madhe sportive të Afrikës. I shoqëruar nga një periudhë e gjatë me probleme dhe pasiguri, Kupa një mujore e Afrikës fillon të dielën kur shteti pritës, Kameruni, do të luajë kundër Burkina Fasos. Përgatitjet për të aftësuar ekranet gjigante, dyqanet, restorantet dhe hapësirën e fansave për mijëra mbështetës në kryeqytetin e Kamerunit janë punët e fundit.
Ndërkohë, pandemia globale detyroi shtyrjen e këtij aktiviteti nga viti i kaluar dhe frika për një shtyrje tjetër u hoq vetëm muajin e shkuar. Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka vendosur rregulla të ashpra, në një përpjekje për të parandaluar që turneu të bëhet një ngjarje për përhapjen e koronavirusit. Ata që duan të hyjnë në stadium duhet të vaksinohen plotësisht, në një vend ku vetëm një përqindje e vogël e popullsisë është vaksinuar, ose të tregojnë një test negativ PCR.
Vendet nëpër stadiume janë kufizuar në 60 % të kapaciteteve, megjithëse kjo do të rritet në 80 % kur në fushë do të zbresë Kombëtarja e Kamerunit. Në sheshin “Ëarda” të kryeqytetit të Kamerunit, Yaounde, shitësit e flamujve, fanellave dhe vuvuzelave thonë se kanë pasur një fillim të ngadaltë në tregti. Megjithatë ata janë optimistë se shitjet do të rriten me fillimin e ndeshjeve të Kupës së Afrikës, që nis të dielën dhe përfundon më 6 shkurt, po ashtu në Yaounde.
Sfidanti.al