Australia e tenisit lajthit: Xhokoviçi qënka më i fortë se Covidi ?!

E gjitha bota e sportit , jo vetëm australianët, duhet të zemërohen me rastin flagrant të kampionit Novak Xhokoviç që do të marrë pjesë në Australia Open edhe i pa qënë i vaksinuar. Rregullat nuk qënkan bërë për të gjithë, madje kur flitet për kampion me të cilin lidhn kontrata dhe reklama të majme, edhe Covidi “gjunjëzohet”.

Çfarë vendimi i paskrupullt nga zyrtarët e turneut, nga shteti dhe vetë Xhkoviçi, për shumë sportistë në mbarë botën që nuk mund të udhëtojnë edhe brenda shtetit të vet e jo më të kapërcejnë shtetet pa patur pasaportën e vaksinimit. Kjo që ndodh në turneun e tenisit është shumë fyese veçanrëisht për australianët që janë janë përballur me kufizime tejet ekstreme, me një maratonë testesh dhe me izolime e ndalesa pa kufi…

Sfidanti.al