Australia kërcënon ta kthejë në shtëpi Gjokoviçin e pavaksinuar!

Kryeministri i vendit, Skot Morrison, siç duket u detyrua të reagojë pasi kuptoi se opinioni publik nuk është i kënaqur me këtë që po ndodh. Novak Gjokoviç ka deklaruar se do të marrë pjesë në Australian Open duke siguruar një përjashtim mjekësor ndaj vaksinimit, por Morrisoni u përpoq që të bindte qytetarët se sjellja ndaj numrit 1 të botës në tenis do të jetë e ashpër dhe serioze. “Ai duhet ta provojë saktësisht nëse meriton një përjashtim, – tha kryeministri, – ndryshe, nëse ai nuk bind se meriton përjashtimin, ai do të kthehet në shtëpi me aeroplanin e parë”. Shteti i Melburnit ka vendosur kufizime dhe detyrime se të gjithë ata që duhet të punojnë në të, duhet të jenë të vaksinuar, dhe kjo vlen edhe për tenistët që do të marrin pjesë në Grand Slemin e parë të vitit.

Sfidanti.al