Eriksen nuk i ndahet futbollit, rinis stërvitjen në klubin zviceran

Aparati që vendosi në zemër nuk e lejoi që të vazhdonte futbollin tek Interi, dhe po ashtu as në kombëtaren e tij të Danimarkës. Kristian Eriksen kaloi një vit të vështirë 2021, duke rrezikuar jetën, por gjithsesi më e keqja kaloi. Mesfushori danez ndihet në formë dhe po bën çmos për të rinisur karrierën qoftë edhe nga nivele të ulëta për të provuar më pak me ekipe më të rëndësishëm. Lajmet janë që ka nisur stërvitjen e lehtë me ekipin modest të Kiasos në Zvicër, siç e tregon fotoja duke ekzekutuar goditje dënimi. Kur të marrë veten fizikisht, e duke bërë kontrolle mjekësore, ndoshta rifillon futbollin profesionist. Në Danimarkë, ka ekipe që janë gati ta pranojnë.

Sfidanti.al