Deri tani kemi luajtur 7 herë ndaj këtij rivali. Spanja është njohje e vjetër për kombëtaren shqiptare, por për herë të parë do të ketë një ndeshje miqësore mes dy ekipeve. Federata Shqiptare e Futbollin informon se është arritur akordi për një përballje të tillë në 26 mars, në fushën e Spanjës, ndërsa stadiumi dhe ora mbeten për t’u përcaktuar. Një miqësore e vërtetë luksi ndaj “furive të kuqe”, njërës prej skuadrave më të mira të Europës dhe të botës. Kuqezinjtë do të kenë rast të ndeshen mes lojtarë të tillë si Pedri, Gavi apo Morata, ndërsa Spanja shkëlqeu në Euro 2020, duke u eleminuar vetëm në gjysmëfinale nga Italia, madje duke e dominuar ndeshjen, ndërsa arriti finalen e Ligës së Kombeve ndaj Francës.
Shqipëria ka luajtur 7 ndeshje ndaj Spanjës, duke i humbur që të shtata, dhe iberikët janë me të vërtetë “një mace e zezë”. Edhe golaverazhi është tepër negativ, me vetëm 2 gola të shënuar e 29 të pësuar. Sfida e parë ishte në dhjetor 1986 për eleminatoret e Europianit në “Qemal Stafa” fituar 2-1 ndaj miqtë, ndërsa së fundmi luajtëm në eleminatoret e Kupës së Botës në 2016 e 2017, me Spanjën që fitoi 2-0 në “Loro Boriçi” dhe 3-0 në fushën e saj.
Sfidanti.al