Një yll i ri ka lindur në shah, 17-vjeçari Abdusatorov bëhet kampion bote

Suksesi i tij ishte në kampionatin e ndeshjev të shpejta, ende jo në kampionatin tradicional ku fitues është norvegjezi Magnus Karlsen. Shahisti nga Uzbekistani, që quhet Nodirbek Abdusatorov triumfoi në Botërorin “Rapid” në Varshavë të Polonisë, duke mundur mes të tjerëve vetë Karlsenin (në foto). Në moshën 17-vjeçar, ai përfundoi serinë normale të ndeshjeve me 9.5 pikë, po aq sa rusi Jan Neponiaçi, Karlseni dhe amerikani Fabiano Karuana. Për titull u zhvillua një finale, ku uzbeku mundi shahistin rus, Nepomniaçi, një nga specialistët e ndeshjeve “rapid”. Abdusatorov është bërë Mjeshër i Madh kur ishte 13 vjeç, i dyti më i ri në histori pas rusit Sergej Karjakin, dhe pritet që të pasojë Karlsenin si numri 1 i botës.

Sfidanti.al