Vetë ka qenë një “bomber” në gjithë kuptimin e fjalësh dhe tek Interi ka lënë emër të madh. Roberto Boninsenja mendon se zikaltërit kanë një dyshe sulmi që i shtyn drejt titullit në Serinë A. Në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, 78-vjeçari thekson se Edin Xheko dhe Lautaro Martinez është çifti i duhur për të mbrojtur kurorën e fituar vjet me Konten. Për tri herë kampionin e Italisë (një herë me Interin, dy herë me Juven), Zllatan Ibrahimoviç nuk i mjafton Milanit për të fituar konkurrencën me interistët.
Sfidanti.al