Ndoshta Rafinja nuk është një nga lojtarët më të shquar të momentit, dhe nuk është përmendur kaq shumë në lajmet për transferimet sa Mbape, Haland, Kesi apo Dembele, por gjithsesi ai mbetet një lojtar me vlera të rëndësishme. Për këtë arsye, Bajerni i Mynihu po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh për të bindur Lids Junajtidin që t’ia japë lojtarin ofensiv. Sipas mediave angleze, Rafinja nuk i ka punët shumë mirë tek skuadra e trajnerit Bielsa, ndërsa tek Bajerni mendojnë për rinovimin e skuadrës aq tepër që Kingsli Koman ende nuk ka firmosur kontratë të re.
Sfidanti.al