Halandi? Raiola takohet edhe me Laportën, edhe me Nedvedin!

Nuk besohet se në Itali kanë ndonjë iluzion se mund ta marrin sulmuesin norvegjez, por padyshim kanë plane të tjera. Mino Raiola është agjenti që të gjithë duan ta takojnë, edhe pse ndoshta nuk e pëlqejnë. Për Halandin, ai është takuar me Zhoan Laportën, presidentin e Barcelonës, ndërsa më parë ka pasur edhe takime të tjera. Klauzola e norvegjezit mund të jetë 75 milionë euro dhe katalanasit mund të provojnë fatin, meqë tek Reali pritet të shkojë Mbapeja, ndërsa aty janë edhe Benzema e Vinisius. Në lojë është edhe Pol Pogba, mesfushor që pëlqehet nga Juventusi dhe nga Barcelona, nuk dihet nëse edhe nga Reali. Gjithsesi, Juvja me Raiolën bisedon më shumë për De Ligtin të cilin e duan klube të shumtë në Europë, për Keanin dhe Pelegrinin, si dhe për të marrë ndonjë përforcim. Në listë mund të jetë emri i Kalafiorit.

Sfidanti.al