“Shpërthimi atomik” i Frankfurtit, nga 0-2 në 5-2 ndaj Leverkusenit!

Në një ndeshje të vetme shënuan gati një të tretën e golave që kishin realizuar në 14 javë të tëra. Ajntrahti i Frankfurtit u bë skuadra e momentit në Bundesligën gjermane, madje më shumë sesa Bajerni, sepse sukesi i saj ndaj Leverkusnit ishte i thellë, 5-2, dhe me një përmbysje të madhe. Miqtë kryesuan 2-0 në vetëm 22 minuta lojë, por pastaj erdhi furtuna. Vendasit barazuan për 8 minuta, realizuan 4 gola në vetëm 43 minuta, dhe për pesë rrjetat u deshën 53 minuta. Çeku Patrik Shik shënoi dy herë për Leverkusenin, por pastaj heronjtë ishin Tuta, Lindstrom, Ndika, Jakiç dhe Sou.

“Jam i mahnitur nga loja e sotme, – tha trajneri Oliver Glasner, – ne ishim 0-2 përballë një ekipi kaq të fortë në kundërsulm, por e kthyem shpejt ndeshjen në drejtimin e kundërt. Ne e merituam, ajo që bënë lojtarët e mi ishte fantastike”. Frankfurti, pavarësisht fitores së madhe, mbetet në pozicion të vështirë, me vetëm 21 pikë ndaj 26 të Hofenhajmit që mban vendin e katërt të zonës Champions, ndërsa Leverkuseni ka 27 pikë në vendin e tretë. Gjithsesi, me kaq shumë javë në dispozicion, gati 20, janë shanset që Ajntrahti të provojë Europën, pse jo edhe të arrijë Championsin.

Sfidanti.al