Tuheli mbron “sherranjosin” Rydiger pas përleshjes ndaj Lidsit

Çelsi fitoi dje në sekondat e fundit ndeshjen e Premier Ligës, dhe kjo i dha mundësi të qendronte në linjë me Sitin e Liverpulin në garën për titull, ndërsa një sherr i madh shpërtheu në mbyllje. Protagonist për keq ishte Antonio Rydiger, mbrojtësi gjerman që po ia plas buzën bluve të Londrës për rinovimin e kontratës, por trajneri Tomas Tuhel e mbrojti lojtarin e tij. “Toni nuk dëshironte në asnjë mënyrë që të dilte nga fusha pa fitore, – tha gjermani, – ai është një lojtar që nuk e pranon kurrë dështimin”. Rydigeri vrapoi gati 50 metra për t’u përplasur me Diego Jorenten dhe lojtarë të tjerë të Lidsit, përpara sesa të tërhiqej nga shokët e tij. Kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte me të. Çelsi fitoi 3-2 me dy penallti në pjesën e dytë të shënuara nga Zhorzhinjo.

Sfidanti.al