Frankfurti për fishekzjarrët që plagosën rojet e sigurisë dënohet vetëm 30 000 euro, jo si Shqipëria

Në mbrëmjen e “Arenës Air Albania”, një breshëri bidonësh plastikë të mbushur me ujë u lëshuan mbi lojtarët e Polonisë nga një pjesë e tifozëve të kombëtares shqiptare. Dënimi ishte i madh, mbi 150 000 euro, si dhe një ndeshje pa tifozë. Në Ligën e Europës, tifozët e Frankfurtit hodhën fishekzjarrë drejt fushës dhe plagosën disa roje të sigurisë, por dënimi i UEFA-s ishte vetëm 30 000 euro dhe mbyllje vetëm e një pjese të stadiumit, vetëm të tribunës ku ishin “trazovaçët”. Duket që ka dy standarde në vendimet disiplinore të UEFA-s.

Sfidanti.al