“115-milionëshi” Zhoao Feliks nxirret në vitrinë nga Atletiko!

Ardhja e portugezit nja 3 vjet më parë ishte ngjarje e madhe, për shkak të talentit, por edhe të pagesës për të. Zhoao Feliks ishte një “vetëtimë” në “qiellin” e Atletikos së Madridit dhe kartoni i tij u vlerësua në 115 milionë euro, veçse sot kohët kanë ndryshuar. Klubi madrilen ka vendosur ta quajë të zëvendësueshëm sulmuesin 22-vjeçar, ndërsa në repartin ofensiv luajnë Luis Suarez dhe Antuan Grizman. Me gjasë, portugezi nuk i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e trajnerit Diego Pablo Simeone. Presidenti i klubit, Gil Marin i ka thënë agjentit të Feliksit, Zhorge Mendesit, se nëse tek Atletiko do të vijë një ofertë e rëndësishme, ajo mund të pranohet. Kështu shkruan e përditshmja “AS”. Katër klube angleze besohet se janë gati që ta marrin, dhe sipas mediave ishullore këta janë Njukasëlli, Man. Junajtidi, Liverpuli dhe Arsenali.

Sfidanti.al