Sipas Nagelsmanit, Barça ishte me fat që pësoi vetëm 3 gola

Tashmë mendja është tek Bundesliga ku sezoni ka dalë më i vështirë sesa mendohej, por gjithsesi krenaria është e madhe për sukseset në Europë. Bajerni mbylli me 6 fitore ndeshjet në grupe, ashtu si Liverpuli dhe Ajaksi, ndërsa trajneri Julian Nagelsman, mendon se skuadra e tij nuk shënoi aq shumë gola sa kishte mundësi pas suksesit 3-0. “Kemi pësuar vetëm 3 gola dhe kemi shënuar 22, një shifër e mirë, – thotë ai, – jam i kënaqur me lojën e skuadrës, ndërsa në pjesën e dytë ne qendruam pak më prapa dhe ata e patën topin më shumë. Nëse do të kishim luajtur edhe në pjesën e dytë siç duhet, mund të kishim shënuar më shumë gola”. Bajerni ndaj Barcelonës ishte përballja e dy filozofive të ndryshme në drejtimin e klubit, pasi bavarezët kanë pasur sukses financiar edhe gjatë Kovidit, ndërsa katalanasit kanë borxhe të frikshme. Edhe në këtë aspekt, ishte një fitore e drejtë e futbollit.

Sfidanti.al