Së pari duhet të themi se sulmuesi francez u bë i pari lojtar në histori që shënon në të 6 ndeshjet e para të luajtura prej tij në Champions. As Ronaldo, as Mesi dhe as Mbape nuk e kanë bërë këtë, dhe as Halandi. Sebastian Haler i Ajaksit realizoi edhe në sfidën e fundit ndaj Sportingut të Lisbonës, edhe pse me penallti. Ai barazoi një rekord të Kristiano Ronaldos si të vetmit që kanë shënuar në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve. Futbollisti 27-vjeçar është shënuesi më i mirë i grupeve për këtë sezon me 10 gola, duke mbetur vetëm 1 rrjetë prapa rekordit të CR7-ës, ndërsa 10 gola kishte shënuar edhe Mesi e Levandovski. Polaku i Bajernit ka mundësi të barazojë rekordin e Ronaldos me 11, sepse ka 9 deri tani dhe i duhet të shënojë dy herë ndaj Barcelonës sot në mbrëmje.
Sfidanti.al