“Nën shenjën e Bajramit”, mediat italiane lavde të mëdha shqiptarit!

Më në fund u kthye titullar dhe bëri atë që di të bëjë më mirë. Nuk është shumë e qartë se përse trajneri i Empolit e kishte mbajtur në stol, por Nedim Bajrami doli në fushë i vendosur për të mos mbetur më jashtë formacionit. Ai shkëlqeu në fitoren 3-1 të Empolit ndaj Udinezes në Serinë A, duke shënuar gol e duke shërbyer asist, dhe ndihmoi shumë toskanët që të përmbysnin rezultatin. Mediat italiane i dhanë vlerësim të lartë mesfushorit të kombëtares shqiptare, duke theksuar se “Empoli fitoi nën shenjën e Bajramit”, apo “Bajrami ishte ndriçimi i mbrëmjes”. Nota e numrit 10 ishte 7.5 nga shumë prej gazetave apo faqeve në internet, duke qenë njëkohësisht lojtari më i mirë në fushë për të dyja skuadrat.

Sfidanti.al