Ndodhi në ndeshjen mes Evertonit dhe Arsenalit në Premier Ligën angleze. Lojtari vendas, Ben Godfrej vendosi takat e këpucëve në fytyrën e futbollistit mik, Takehiro Tomijasu, por gjyqtari nuk i dha karton të kuq. Sipas pamjeve filmike, evertonasi po shikonte në drejtim tjetër, por sipas opinionistëve Geri Nevil dhe Xhemi Karrager, momenti mund të ishte evituar, dhe kjo nënkupton edhe që Godfrej mund ta ketë bërë me qëllim. “Unë mendoj se ai e bëri me qëllim, – tha Nevil, – unë dhe Karrageri jemi mjeshtra për veprime të tilla dhe e kuptojmë”. Habia ishte që episodi nuk kaloi pa rënë në sy, pasi gjyqtari u këshillua me VAR-in, por sërish nuk vendosi ta përjashtonte nga loja lojtarin e Evertonit. Në fund, ekipi vendas fitoi 1-0 në një ndeshje të ashpër në “Gudison Park”.
Sfidanti.al