A mund të mbijetojë Barça në Mynih? Aty e pret një Tomas Myler i zemëruar

Futbollisti i Bajernit është njeriu më i rrezikshëm për katalanasit në historinë e përballjes së dy ekipeve në Champions. Barcelona do të duhet të marrë rezultat në Mynih, madje mund të jetë e detyruar të kërkojë fitoren, por përveç krizës që po përjeton, do të pengohet nga dy emra të rëndësishëm. Njëri është Robert Levandovski, autor i 27 golave këtë sezon, dhe sulmuesi kryesor i bavarezëve. Tjetri është Tomas Myleri, lojtari që ka shënuar më shumë gola në portën e katalanasve në përballjet e Bajernit në Ligën e Kampionëve. Myleri ka realizar 7 herë, dhe në 5 nga 6 ndeshjet gjithsej. Përveç kësaj, nga Gjermania thonë se Myleri është shumë i zemëruar që Topi i Artë iu dha Mesit dhe jo shokut të tij tek Bajerni, Levandovskit.

Sfidanti.al