Adem El-Selhadar u shua në moshën 53-vjeçare nga një atak kardiak, ndërsa po festonte një gol të ekipit të tij, El Magd, në kohën shtesë. Ishte një gol fitoreje, por trajneri egjiptian, El-Selhadari, vërtet triumfoi në ndeshje, por humbi jetën. Problemet me zemrën në futboll vazhdojnë të jenë të mëdha, ndërsa ka pasur shumë raste sëmundjes në ndeshje e sipër sidomos për lojtarët, kur rasti më i njohur është ai i Kristian Eriksenit të Danimarkës në Euro 2020 në ndeshjen ndaj Finlandës. El-Selhadari festoi golin e fitores 1-0 në minutat shtesë të El Magdit ndaj El Zarkës, në ligën e dytë egjiptiane.
Sfidanti.al