Unioni i Berlinit sërish nuk e bën dot festën e famshme të Krishtlindjeve!

Tradita nisi të krijohej në 2003 kur një grup tifozësh u mblodhën në stadiumin e ekipit të tyre për të kënduar dhe festuar ngjarjen e rëndësishme në botën perëndimore, edhe pse me më pak konotacion fetar, dhe më shumë si rast për t’u argëtuar dhe për të pushuar në mënyrë aktive. Gjithsesi, për shkak të koronavirusit festa e Krishtlindjeve e 23 dhjetorit në stadiumin e Unionit të Berlinit është anuluar për të dytin vit radhazi. Flasim për kremtimin më të bukur në Europë, me rreth 25 000 tifozë të mbledhur në “Stadiumin Pranë Pyllit të Vjetër” në kryeqytetin e Gjermanisë, që ishte i përhershëm nga 2003 deri në 2019. Tifozët shpresojnë që të jetë më mirë në 2022!

Sfidanti.al