Nëse do t’ia japin trofeun e vitit 2020, ndoshta trajneri i Liverpulit do të ishte më i qetë, por për momentin Jurgen Klopi nuk është i lumtur. Ai ndjen për Robert Levandovskin që nuk fitoi Topin e Artë të “Frans Futbollit”, ashtu edhe për Mohamed Salahun që duhej të kishte qenë më lart se vendi i 7-të. Në të dy rastet, Klopi është në “konflikt interesi” sepse është aktualisht trajner i Salahut, ndërsa ka qenë trajner i Levandovskit tek Dortmundi. Sidoqoftë, ai përdor argumentet për polakun, duke qortuar me shaka gazetarët se “ju jeni fajtorët (meqë kanë votuar), duhet të bindi kolegët tuaj të votojnë ndryshe”. “Mesi mund ta fitojë gjithnjë Topin e Artë për karrierën që ka dhe për talentin që ka, – vazhdoi ai, – por, nëse nuk ia jepni këtë herë Levandovskit, atëherë bëhet e dyshimtë nëse mund ta fitojë dot dikush tjetër”.
Sfidanti.al