Atalanta i beson Gasperinit, magjistarit të ekipeve të vegjël!

E ulën në stol në 2016 duke qenë të bindur se kishin bërë veprimin e duhur. Nuk idoli keq presidentit të Atalantës, Perkasi, me Xhampiero Gasperinin icili tashmë ka 5 vjet në Bergamo, dhe ka rinovuar edhe për 3 sezone të tjerë, deri në 2024. Gjithsej do të jenë 8 sezone në krye të bergamaskëve dhe deri tani gjithçka ka shkuar shkëlqyeshëm. Me skemat e tij që kanë në bazë 3-4-3, Gasperini ka krijuar një nga mrekullit më të fundit dhe më të mëdha të Europës, jo vetëm të Italisë. Edhe pse nuk ka fituar dot trofe (dy finale të Kupës së Italisë të humbura me Lacion), sërish ka siguruar futbollin e Championsit për 3 sezone me radhë dhe pritet ta bëjë sërish. I dashuruar më shumë me futbollin holandez të Van Galit sesa atë të Sakit, Gasperini është kthyer në një “magjistar” të ekipeve të vogla. Për mrekullinë që ka bërë është vlerësuar dy herë Trajneri iVitit në Serinë A në 2019 e 2020, dy herë Stoli i Artë në 2019 e 2020 dhe trajneri i vitit nga “La Gazeta delo Sport” në 2017.

Sfidanti.al