Juventusi rrezikon Serinë B, por në Itali thonë se gjithë sistemi është “i sëmurë”!

Historia është e tillë që në vendet mesdhetare nuk është traditë të quhet korrupsion ajo që cilësohet e tillë në vendet e vërteta të Europës Perëndimore dhe Veriore. Kështu në Portugali, Greqi, e siç tregojnë faktet edhe në Itali, e pse jo edhe në Spanjë. Për këtë arsye, fakti që Juventusi është nën hetim për mashtrim në bilancet financiare nuk duhet të jetë ndonjë habi shumë e madhe, ashtu si edhe fakti se ka dyshime edhe për klube të tjerë, apo siç thonë në Itali, “sistemi është i sëmurë”.

Vetë Juventusi rrezikon të zbritet në Serinë B dhe t’i hiqet titulli i fundit, ai i fituar në 2020, sepse këto mashtrime të dyshuara financiare besohet t’i kenë dhënë epërsi ndaj konkurrentëve. Ish-drejtuesi i Ferrarit, sot drejtor sportiv tek Juvja, Arrivabene, është marrë në pyetje për rreth 3 orë e gjysmë nga Prokuroria e Torinos, si person në dijeni të fakteve. Agjencia për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve (CODACONS) paralajmëron. “Nëse konfirmohen akuzat, – thotë drejtori i saj, Marko Donxeli (Donzelli), – pasojat mund të jenë të rënda. Sistemi i akuzave është shumë serioz dhe hedh një dritë negative për periudhën e dominimit të Juventusit në vitet e fundit. Mund t’i hiqet titulli i fundit”.

Sfidanti.al