Statistikat thonë që Xheko e bën të harrohet Lukakun

Tifozët e Interit mund të jenë të qetë pasi klubi i tyre ia paska dalë mirë në verë. Në atë kohë nuk u kuptua plotësisht ajo që ndodhi, dhe u “qa” largimi i Romelu Lukakut, bashkë me Antonio Konten. Tashmë, me dyshen Edin Xheko-Simone Inzagi gjëra po shkojnë mjaft mirë, edhe pse Interi nuk është ende në krye të kampionatit. Përsa i përket sulmit, Xheko po paraqitet edhe më mirë sesa belgu, pasi vërtet ka shënuar një gol më pak (10 ndaj 11), por ka dhënë të njëjtin numër asistesh, ka krijuar një rast më shumë për gol (21 ndaj 20), ka të njëjtën përqindje realizimi, ndërsa ka luajtur 200 minuta më pak sesa Lukaku. Si lojtar skuadre, boshnjaku ka ndikim më të madh sesa “Big Rom”, duke marrë më shumë pjesë në aksion me më shumë pasime dhe lëvizje në ndihmë të shokëve.

Sfidanti.al