“Cirku i turpit” i boksit profesionist, kur përdhunimi reklamohet në TV

Vëllai i boksierit anglez, Tajson Fjuri, Tomi, me siguri që nuk është ndjerë mirë kur ka dëgjuar fjalët që babai i tij ka thënë kundër rivalit të tij të radhës, Xhejk Polit. Tomi Fjuri do të ketë një përballje me Polin, një njeri i bërë i njohur kryesisht duke qenë popullor në “Jutjub” (Youtube), ndërsa babai i tij, Xhoni, ka nisur luftën psikologjike ndaj rivalit, në favor të të birit. Ai ka arritur deri aty sa të deklarojë “me zë dhe me figurë” se “djali im do të bëjë seks me të dashurën e Polit “si me një qen” pasi ta hedhë nokaut rivalin e tij”. Natyrisht, nuk është hera e parë kur çmenduri të tilla, që nxisin dhunën seksuale dhe ulin femrën, janë paraqitur si “mall biznesi” në TV. Parimi i sistemit është “nëse diçka nxjerr fitime, është e mirë”, edhe kur kjo gjë është një “fëlliqësirë”. Për çudi, në botën e rregullave, të “shtetit ligjor”, qenka shumë e lehtë të sillesh kështu e të mos ndëshkohesh, përkundrazi të pasurohesh.

Sfidanti.al